Home Shëndetësi Vitaminat B kundër sëmundjes Alzheimer

Vitaminat B kundër sëmundjes Alzheimer

Një studim i ri sugjeron se dozat e larta të vitaminave të grupit B mund të ngadalësojnë dukshëm shpejtësinë me të cilën zvogëlohet vëllimi i trurit te personat e moshuar, te të cilët ekzistojnë shenja paralajmërimi për sëmundjen Alzheimer.

Zvogëlimi i vëllimit të trurit shpeshherë i prin demencës, ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit besojnë se rezultatet e tyre janë një hap pozitiv për zhvillimin e metodave të reja për shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes Alzheimer. 

Revista “Public Library of Science One” ka publikuar të dhënat e grumbulluara nga 168 participantë të moshuar, te të cilët janë vërejtur vështirësitë e para në kujtesë dhe të folur.

Rezultatet e studimit kanë treguar se pas dy vitesh të marrjes së vitaminave të grupit B, është vërejtur pengim i zvogëlimit të trurit, i cili kishte përmasa thuajse të ngjashme me personat të cilët nuk kanë prirje për të vuajtur nga sëmundja Alzheimer.

Në studim janë përdorur vitaminat B6 dhe B12, si dhe acidi folik, të cilat kontrollojnë praninë e homocisteinës në gjak, e cila është e lidhur me sëmundjen Alzheimer. Vitaminat B janë të pranishme në mish, peshk, vezë dhe perime të gjelbra.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...