Home Shëndetësi Vitaminat esenciale për një lëkurë të shëndetshme

Vitaminat esenciale për një lëkurë të shëndetshme

Problemet me lëkurën: si aknet, ekzema dhe lëkura e tharë, prekin një pjesë të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.

Problemet e ndryshme kërkojnë trajtime të caktuara në mënyrë që simptomat të përmirësohen.

Ekspertët shëndetësorë thonë se shumica e njerëzve mund t’i marrin vitaminat e nevojshëm përmes një diete të balancuar mirë, por nëse nuk mund t’i merrni përmes ushqimit, atëherë duhet të përdorni suplemente.

Këto katër vitaminat e mëposhtëm jua mbrojnë lëkurën dhe jua mbajnë të shëndetshëm:

Vitamina A

Vitamina A njihet edhe si retinol. Ajo i mban të shëndetshëm disa pjesë të trupit, por edhe lëkurën dhe hundën. Burime të mira të vitaminës A janë vezët, djathi, peshku, qumështi dhe jogurti, etj. Meshkujt duhet t’i konsumojnë 0.7mg vitaminë A në ditë, ndërkaq femrat 0.6mg.

Vitamina B2

Vitamina B2, apo riboflavini, e mban lëkurën, sytë dhe sistemin nervor të shëndetshëm. Ajo mund të gjendet në qumësht, vezë dhe oriz. Meshkujt duhet t’i konsumojnë 1.3mg vitaminë B2 në ditë, ndërkaq femrat 1.1mg.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, njëkohësisht e mirëmban lëkurën, enët e gjakut, eshtrat, etj. Kjo vitaminë gjendet në portokaj, speca, dredhëza, brokoli, patate, etj. Meshkujt dhe femrat duhet t’i marrin 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina E

Vitamina E ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve, por edhe e forcon sistemin e imunitetit. Ajo mund të gjendet në sojë, vaj ulliri, produkte arrore dhe fara, etj. Meshkujt rekomandohet t’i marrin 4mg vitaminë E në ditë, ndërsa femrat 3mg./mapo

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...