Home Këshilla të ndryshme Vitaminat lehtësojnë jetën

Vitaminat lehtësojnë jetën

Nuk keni energji? Situata do të keqësohet edhe më me ardhjen e pranverës, e kjo më së shumti vërehet te femrat. Është koha ta ktheni energjinë e humbur dhe të siguroni vitamina të mjaftueshëm për organizmin tuaj. Mirëpo, nuk është edhe aq e lehtë të jesh një grua bashkëkohore.

Ekuilibrimi ndërmjet punës, familjes dhe shtëpisë merr një kohë të mjaftueshme. Kësaj i kontribuojnë edhe ndryshimet hormonale, të cilat ndodhin me rastin e kohës së menstruacioneve.

Lajmi i mirë është që energjia mund të kthehet, e aty rolin e tyre ndihmës e japin vitaminat, mirëpo duhet ditur cilat vitamina duhet konsumuar dhe për çfarë shërbejnë ato.

Vitamina B
Frutat janë një burim i shkëlqyeshëm për vitamina. Për këtë vitaminë, më së shumti kanë nevojë femrat. Konsumimi i vitaminave B-6, B-12 në mënyrë të konsiderueshme shton energjinë. Këto janë vitaminat të cilat mundësojnë funksionimin më të mirë të trurit dhe mbrojnë nervat. Prandaj, në këtë mënyrë do të zbusë edhe ndikimin e stresit në organizëm. Vitamina B, po ashtu, është e dobishme për rritjen e flokut, e më këtë rast ndihmojnë magnezi dhe silici.

Hekuri
Me rastin e ciklit të menstruacioneve femrat humbin shumë gjak, e kjo mund të shkaktojë mungesën e hekurit në organizëm dhe aneminë. Nëse pandërprerë ndiheni të lodhura dhe iu mungon energjia, është shumë e besueshme se arsyeja është mungesa e hekurit. Ekspertët porosisin marrjen e kapsulave për hekur, por hekurin mund ta fitoni edhe me anë të ushqimit. Hekuri më së shumti gjendet në vezë, mish, spinaq…etj. Edhe vitamina C do të ishte e mirëseardhur, ngase ndihmon absorbimin e hekurit.

Kalciumi
Shumica e femrave janë të vetëdijshme se kalciumi luan një rol kyç në shëndetin e tyre. Me kalimin e viteve vërehet mungesa e kalciumit, e kjo mund të shkaktojë probleme me eshtrat. Femrat shumë shpesh sulmohen nga osteoporoza, mu për shkak se kanë mungesë të hekurit. Pra, nëse dëshironi t’i ndaloni këto dukuri të dëmshme për trupin tuaj, duhet të merrni sa më shumë kalcium dhe magnez. Ka shumë ushqime që përmbajnë kalcium, e më së shumti mund ta gjeni në qumësht dhe në prodhimet e qumështit.

Thartirat yndyrore
Peshqit si tuna, salmon dhe harenga janë të pasura me thartirën yndyrore omega 3. Kjo lloj thartire luan një rol kyç në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, artritisit, por edhe kancerin. Përpos kësaj, te femrat e moshuara niveli i estrogjenit bie ndjeshëm, i cili mund të jetë shkak i sulmit në zemër. Pra, thartira yndyrore mund të sigurohet edhe me kapsula, si dhe përmes ushqimit.

Vitamina D
Dielli është burimi më i përshtatshëm për vitaminën D, mirëpo vite me radhë trupi i femrës më vështirë e ka për ta fituar këtë vitaminë përmes diellit. Duke marrë parasysh që kjo vitaminë është mjaft e rëndësishme, duhet gjetur mënyra të tjera për ta ushqyer trupin tonë. Gjendet në kapsula, por natyrisht edhe në ushqim, sidomos në mishin e peshkut dhe në qumësht. Për të mos pasur telashe me shëndetin tuaj, kujdesuni që organizmi juaj të ketë mjaft vitamina D.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...