Home Këshilla të ndryshme Vitaminat mbrojnë fshikëzën e urinës

Vitaminat mbrojnë fshikëzën e urinës

Kanceri i fshikëzës së urinës, nga i cili çdo vit vuajnë më shumë se 330 mijë njerëz në botë dhe i cili prek tre herë më shumë meshkujt se femrat, mund të parandalohet duke konsumuar sasi më të lartë të disa vitaminave të caktuara, bëjnë të ditur studimet e reja australiane.

Hulumtimi i cili ka përfshirë rreth 560 persona ka treguar se ‘aktorët’ kryesor në parandalimin e paraqitjes së kancerit të fshikëzës së urinës kanë qenë vitaminat E, D, B1 (tiamin), B3 (niacin), karotenoidet si dhe minerali fosfor.

Duke konsumuar çdo ditë më së paku 193 mg vitaminë E, 640 njësi internacionale (IU) vitaminë D, 18 mg karotenoide, 3.35 mg timinë, 46.5 mg niacinë si dhe 1.5 mg fosfor, rreziku për t’u prekur nga kjo karcinomë është zvogëluar për 34 deri në 51%.

Hulumtimet e radhës sigurisht se do të duhej të bazohen në përcaktimin e dozave me efektivitetin më të lartë, si dhe në shpjegimin e mënyrës së veprimit të tyre në këtë drejtim.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...