Home Shëndetësi Vitaminat në ushqim mund të shkaktojnë kancer

Vitaminat në ushqim mund të shkaktojnë kancer

VitaminaEkspertët paralajmërojnë se marrja e shtesave të vitaminave dhe mineraleve, mund të sjellë më shumë dëme se sa dobi. Ekspertët mjekësorë thonë se gjithë këto vite ka qenë e vështirë të parashikohet se si shtesat e vitaminave në ushqim, do të ndikojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Është zbuluar se me zvogëlimin e konsumimit të vitaminave, me të vërtetë e bën organizmin më rezistues ndaj kancerit, por se dozat më të mëdha të vitaminave, mund të jenë të dëmshme.

Tashmë disa studime të mëparshme kanë treguar se vitaminat e caktuara në të vërtetë e rrisin rrezikun nga disa lloje të kancerit.

P.sh., beta-karoten e rrit rrezikun nga kanceri i mushkërive tek personat që pinë duhan. “Shumë njerëz mendojnë se me marrjen e shtesave të vitaminave, mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmurja prej kancerit, por dëshmitë e tregojnë të kundërtën.

Vetëm mënyra e shëndetshme e të ushqyerit dhe ushtrimet fizike, mund ta zvogëlojnë rrezikun”, ka theksuar profesori Martin Uajsman nga qendra botërore për studime të kancerit. Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit mashtrohen me marrjen e shtesave të vitaminave dhe mineraleve, sepse ato nuk përmbajnë vlera të vlefshme ushqyese, që gjenden në ushqime të caktuara.

Për këtë arsye, duhet konsumuar ushqime natyrale që përmbajnë vitamina dhe minerale, por edhe shumë përbërje të tjera të dobishme.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...