Home Këshilla të ndryshme Vitaminat nuk u duhen atyre që hanë shumë pemë dhe perime

Vitaminat nuk u duhen atyre që hanë shumë pemë dhe perime

Acidi folik është i mirë për femrat shtatzënë, multivitaminat për të gjitha që jetojnë shpejt dhe ushqehen në mënyrë të pashëndetshme, kaliumi ul tensionin e gjakut, ndërsa vitamina C në masë të madhe shkurton kohëzgjatjen e ftohjes.

Vitaminat dhe mineralët janë pjesë e domosdoshme e çdo ushqimi, ndërsa hulumtimet tregojnë që mund të parandalojnë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe problemet tjera shëndetësore.

Megjithatë, shumë nga këto hulumtime janë kryer në ushqimet e pasura me vitamina, dhe jo në shtesat e ushqimit në formë të pluhurit, kapsulave dhe shurupit. Në fakt ushqimi i balancuar me pemë dhe perime me siguri do t’ua ofrojë të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Nga ana tjetër, shtesat me multivitaminave janë të rekomandueshme për njerëzit që jetojnë shpejt dhe ushqehen joshëndetshëm. Disa vitamina, si acid folik, janë të mira për femrat shtatzënë dhe ato që ushqejnë foshnjat në gji. Megjithatë, ende nuk është vërtetuar në mënyrë të besueshme nëse kjo vitaminë nga grupi B ndihmon kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve psikike. Kaliumi mund të ulë tensionin e gjakut, balancojë punën e zemrës, t’u bëjë mirë njerëzve që hanë shumë kripë, por edhe t’u bëjë dëm pacientëve më të moshuar me probleme në veshka. Kështu që para konsumimit të kaliumit është mirë që të këshilloheni me mjekun. Ky mineral në mënyrë natyrale mund të gjendet në banane, rrush, perimet e gjelbra, portokaj dhe qumësht.

Vitamina C

Shkurton kohëzgjatjen e ftohjes dhe nuk është e dëmshme, sepse sasia e tepërt sekretohet lehtë nga trupi. Veçanërisht është e dobishme për njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit.

Hekuri

Këshillohuni me mjekun. Shtesat e hekurit janë të dobishme tek anemia. Mund t’u ndihmojnë femrave që kanë ciklin, por edhe t’i dëmtojnë meshkujt.

Beta-karoteni

Hulumtimet tregojnë që konsumimi i beta-karotenit rrit rrezikun nga kanceri tek duhanpirësit. Në vend të kësaj hani karota dhe portokaj.

Në vend të tabletave hani arra braziliane

Seleni në disa hulumtime është treguar i dobishëm për parandalimin e kancerit, ndërsa në disa jo. Nevojat ditore për këtë mineral mund t’i përmbushni ashtu që të hani dy arra braziliane.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...