Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Vizitat e kontrollimit me ultrazë

Vizitat e kontrollimit me ultrazë

Vizita e parë me ultrazë zakonisht bëhet pas mungesës së menstruacioneve shkaku i vërtetimit të shtatzanisë.

Në këtë vizitë shikohet se sa foshnja janë në mitër dhe a janë evidente të rrahurat e zemrës, ndërsa në bazë të gjatësisë së foshnjes përcaktohet data mundshme e lindjes.

Vizita e dytë me ultrazë

Shtatzëna, vizitën e dytë të ultrazërit duhet ta bëjë në mes të javëve 11 dhe 14 të shtatzanisë. Në këtë vizitë do të shihet koka e foshnjes, barku, duart me gishtërinj, këmbët, shputat, akcioni zemrës, mjeku do të mat gjatësinë e foshnjes dhe do të konfirmojë moshën e shtatzanisë. Poashtu matet edhe trashësia përreth qafës së foshnjes (transulensioni i zverkut), i cili tregon sa çfarë janë mundësitë që foshnja të ketë kromozomopati.

Kjo vizitë me ultrazë është shumë emocionuese sepse nëna e ardhshme për herë të parë do ta sheh foshnjen e saj e cila duket tashmë si një njeri i vogël. Merrni me vete edhe ndonjë pjesëtar të familjes së foshnjes.

Vizita e tretë me ultrazë

Në periudhën në mes të javëve 20 dhe 24 të shtatzanisë bëhet vizita e tretë me ultrazë. Tani foshnja është rritur dhe mund të vërehen detalet – nga koka gjer te këmbët. Do të shihni kokën, fytyrën, buzët, hundën, duart me gishtërinj, shputat…Mjeku do ti kontrollojë mushkëritë, shputat, kurrizin dhe zemrën. Do ti dëgjoni të rrahurat e foshnjes. Në këtë mënyrë, nëse nuk shihen probleme, me siguri relative mund të themi që foshnja duket mirë. Por duhet ta kemi parasysh që ultrazëri nuk është i mbinatyrshëm! Në këtë periudhë mund të shihni edhe gjininë e foshnjes, e cila shihet që në javët 15-16 të shtatzanisë, por jo gjithmonë. E gjitha para kësaj është relativisht e pasigurtë…

Nëse kjo vizitë me ultrazë tregon që diçka nuk është në rregull me foshnjen mund të bëni edhe analiza të tjera të kromozomeve, siç është me nxjerrjen e gjakut nga kërthiza e foshnjes. Edhe në këtë vizitë mund të merrni ndonjë pjesëtar të familjes me vete, ata të cilët me padurim e presin foshnjen. Nëse është e nevojshme në këtë vizitë mund të bëhet kontrollimi i zemrës së foshnjes – ehokardia fetale.

Vizita e katërt me ultrazë

Më së miri është që ta bëni në mes të javëve 30 – 34 të shtatzanisë. Në vizitën me ultrazë mjeku do të masë gjatësinë e foshnjes, peshën e foshnjes, do të shikojë nëse ajo po përparon mjaft dhe në mënyrë të drejtë, do të kontrollon placentën dhe sasinë e lëngut amniotik. Mjeku përsëri do të kontrollojë të gjitha pjesët e trupit të foshnjes, sidomos nëse lajmëroheni më herët, në mes të javëve 30 – 32. Pas kësaj është e vështirë të shihen të gjitha pjesët e foshnjes sepse ajo tashmë është e madhe dhe merr pozitën e saj tipike – me këmbë dhe duar të shtrira dhe kokë ka gjoksi./bebaime/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...