Home Teknologji Internet WordPress fuqizon 60 milion blogje

WordPress fuqizon 60 milion blogje

Gjiganti blogues WordPress tani është përgjegjës për më shumë se 60 milion blogje që gjenerojnë më shumë se 300 milion vizitorë unik në muaj.

Sipas themeluesit të saj Matt Mullenweg, pothuajse gjysma e 60 milion blogjeve të fuqizuara nga WordPress hostohen në WordPress.com që është prone e saj dhe operohet nga Automatic.

Pavarësisht suksesit të deri tanishëm, Mullenweg beson se WordPress është ende larg kulmit të suksesit. Në një intervistë me Mathew Ingram pranë konferencës GigaOM RoadMap në San Francisco, themeluesi tha se kompania është duke planifikuar strategji rreth tregjeve shoqërore dhe mobile që do të duhej të shtyjnë para rritjen deri në vitin 2012. Në veçanti, duke integruar rrjetet sociale në thelb të blogut, ekipi është duke vështruaar rritje drastike të shikimeve për përdoreus.

Në frontin mobil, WordPress ka përjetuar një qasje të rritur për shtat here në vitin e kaluar. Mes 4 dhe 5 milion përdorues kyçen në platformën mobile WordPress çdo ditë. Kompania që po shikon para ende nuk është duke shtuar veçori të reja për të konkurruar me platformat e tjera për bloging. Për ta, është thjeshtë çështje e ndërlidhur me përdoruesit e tyre dhe me ofrimin e shërbimeve më të mira të mundshme. Mullenweg thekson se 92 për qind e klientëve janë duke përdorur WordPress sin jë CMS, përveç blogut.

WordPress është një platformë me kod të hapur dhe për menaxhim të përmbjajtes që është shpalosur në vitin 2003. Automatic ka mbetur relativisht e vogël qysh prej asaj kohe, me vetëm 100 punëtorë dhe asnjë zyre qëndrore. Në fakt, shumica e stafit të kompanisë është e shpërndarë nëpër botë. Mullenweg nuk beson se lokacioni gjeografik përcakton nëse dikush mund të merr apo jo punën, nëse ai apo ajo ësht[ I kualifikuar për atë positë. /pcworldalbanian/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...