Home Këshilla të ndryshme Xheli i Aloe Veras ka një sekret që me siguri nuk e...

Xheli i Aloe Veras ka një sekret që me siguri nuk e dini. Ja si duhet përdorur për efekt më të mirë

Vlerat dhe përfitimet nga xheli i Aloe Veras dihen nga të gjithë, por ndoshta ajo që nuk dinit është se ngrirja e xhelit ka edhe më shumë vlera dhe përfitime. Xheli i ngrirë është i jashtëzakonshëm për lëkurën dhe shëndetin dhe rekomandohet kundër disa problemeve shëndetësore.

Cilat janë përfitimet më të mëdha të xhelit të ngrirë të Aloe Veras?

Problemet me tretjen

Konsumimi i rregullt i xhelit të Aloe Veras zgjidh një sërë problemesh me tretjen dhe parandalon rishfaqjen e tyre. Xheli është shumë i mirë kundër fryrjeve, gazrave të tepërt, tretjes problematike, konstipacionit dhe aciditetit të lartë në stomak.

Detoksifikimi

Konsumi i rregullt i xhelit largon toksinat nga organizmi. Këtë xhel ju mund ta përfshini në lëngje frutash dhe perimesh dhe ta pini përpara se të hani mëngjes për të përforcuar tretjen dhe metabolizmin.

Kundër Anemisë

Xheli i Aloe Veras është përdorur në kurat natyrale kundër anemisë, verdhëzës, problemeve me fshikëzën dhe tretjen. Aloe Vera mund të përdoret edhe në gatim.

Mban hormonet në ekuilibër

Xheli i Aloe Veras rikthen ekuilibrat hormonalë dhe zgjidh problemet shëndetsore që prekin pankreasin dhe shpretkën.

Për lëkurën dhe flokët

Xheli i Aloe Veras shëron prerjet, çarjet, djegiet dhe e mban lëkurën dhe flokët të hidratuar dhe të butë.

Për sistemin imunitar

Nëse e konsumoni këtë xhel në mënyrë të rregullt, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur, sidomos në stinën e virozave.

Si ta ngrini Xhelin?

Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e xhelit të Aloe Veras është që ta ngrini atë. Duhet të ngrini xhelin e brendshëm të Aloes, pra pa cipën e jashtme të gjethes. Në këtë mënyrë, ju do të ruani freskinë për një periudhë më të gjatë. Merrni disa gjethe Aloe Vera, hapini pak lehtas dhe nxirrni xhelin prej tyre. Xhelin mund ta hidhni në kubikët e akullit dhe ta ngrini.

Nëse digjini lëkurën mund të merrni një kubik dhe ta mbani mbi zonën e lënduar, ose mbi lëkurën me akne.

Nëse keni rrathë të errët poshtë syve, këta kubikë me xhelin e ngrirë janë miku juaj më i mirë. Fërkoni zonën me xhelin e ngrirë dhe rrathët e zinj do të zhduken.

Nëse keni probleme me tretjen, konsumoni një kub me xhel dhe lëreni të shkrihet.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...