Home Këshilla të ndryshme Xhelozia ndaj partnerit e shprehur përditë kthehet në një patologji

Xhelozia ndaj partnerit e shprehur përditë kthehet në një patologji

Xhelozia ndaj partnerit e shprehur përditë kthehet në një patologji Studiuesit mendojnë, personat te cilet xhelozojn ndaj partenerit përditë,klasifikojnë xhelozinë si një sëmundje nëse kalon këtë afat. Xhelozia sipas tyre, nuk është një ndjenjë që duhet të na bëjë të ndihemi të lumtur, përkundrazi.

Duhet të nisim të shqetësohemi realisht nëse ajo na zgjat shumë. E keqja është se ajo nuk mund të ndalet kollaj, edhe nëse zbulon se po të godet fuqishëm. Ajo nuk lind për faktin se ne jemi të këqinj.

Por vetëm sepse nga natyra jemi bërë të tillë. Sipas mjekëve, personat të cilët janë shumë xhelozë, paraqesin anomali në prodhimin e serotoninës, e cila më pas mund të korrespondojë me një formë të çrregullimit mendor.

Cilësohet nga studiuesit si një zakon i mbetur që në kohët e Greqisë së lashtë, kur edhe në veprat e mëdha të këtij vendi shkruhet se njerëzit vrisnin nga xhelozia, apo marroseshin prej saj.

Ka katër lloje xhelozish. E para për shembull ka të bëjë me rastin kur partneri ndihet xheloz pasi nuk është në lartësinë e tjetrit. Dhe çdo lloj xhelozie, ka shpjegimin e vet patologjik.

Llojet e xhelozisë:

Depresive: Kur ndihesh në nivel më të ulët se partneri.

Obsesionuese: Kur fiksohesh se nuk të do sa duhet, ose sa e do ti.

E ankthshme: Kur ke frikë se të lë nga një çast në tjetrin.

Paranojake: Kur dyshon për çdo gjë, edhe pa vend fare.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...