Home Modë & Estetikë Xhinset e palara

Xhinset e palara

Xhinset e palaraSiç mund të përkujtoni, në një intervistë televizive për përkushtimin e kompanisë së tij ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, Presidenti i LEVI`S ka zbuluar se kishte të mbathura xhinse të vjetra një vit dhe që ende nuk kishin parë maqinë për larjen e rrobave.

Kjo gjë na bëri që të riekzaminojmë tendecat e njerëzve të modës që të kujdesen për të mirat e tyre denim. Ngrirëset dhe vaji për foshnje ishin të inkuadruara.

Nëse kjo gjë ju duket e neveritshme duhet të ju informojmë se ai ka shkruar manifestin e Xhinseve të Palara, e që nënkupton hapjen e debatit rreth mënyrave të përkujdesjes për xhinset. Në vend se të lani xhinset gati se çdo mbathje apo çdo të dytën mbathje, kjo metodë e moslarjes sjell vëmendjen tek fakti se jeni duke u përkujdesur shumë, shumë, shumë tepër për xhinset e juaja. Xhinsi, materiali i tyre, vjen nga një histori e bujshme në të cilën është bërë që të zgjasë më shumë, andaj nëse nuk i përdorni për punë apo për një kohë të gjatë, nuk keni nevojë ti lani çdo javë.

E gjitha qe duhet të bëni është të fusni xhinset tuaja në një qese, ta mbyllni mirë atë dhe pastaj ti vendosni në ngrirës. Lërini aty të qëndrojnë për një javë, dhe do keni zhinëse të pastërta, sepse ngrirja largon të gjitha bakteriet. Po ashtu do arrini ti mbroni zhinst tuaja, sepse larja me ujë i dëmton ato shumë.

Andaj, mos i lani xhinset, ndërsa kohën për larjen e tyre shfrytëzoni duke jetuar !!!

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...