Home Shëndetësi Yndyra çrregullon gjumin

Yndyra çrregullon gjumin

Ushqimi i pasur me yndyrë, të cilin e konsumoni për një periudhë të gjatë kohore, nuk është i dëmshëm vetëm për shëndetin e zemrës.

Hulumtimet në disa kafshë kanë zbuluar se ushqimi i pasur me yndyrë mund të ndikojë në çrregullimin e gjumit.

Duke matur cilësinë e gjumit dhe periudhën e të qëndruarit zgjuar te minjtë, të cilët për tetë javë rresht kishin marrë ushqim të pasur me yndyrë, më pas ishte zbuluar se minjtë me një ushqim të tillë flenë më gjatë, por gjumi u ndërpritej më shpesh.

Ky hulumtim është botuar edhe në “Annual Meeting of the Society for the Study of Ingestive Behavior”. Koha e gjumit ishte shtuar gjatë ditës që theksohet te personat që vuajnë nga mbipesha.

Cilësinë e dobët të gjumit ekspertët e shpjegojnë me zvogëlimin e një substance në tru, oreksinë, e cila është përgjegjëse për stabilizimin e gjumit dhe gjendjes së të qëndruarit zgjuar. Sipas shkencëtarëve ky është një hap pozitiv rreth zbulimit se çfarë ndikon negativisht në çrregullimin e gjumit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Përfitimet shëndetësore të ujit të arrës së kokosit

Vitet e fundit, uji i kokosit është bërë një pije shumë e famshme. Është i shijshëm, freskues dhe gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj. Për më tepër, është i ngarkuar me disa lëndë ushqyese të rëndësishme, përfshirë mineralet që shumica e njerëzve nuk i marrin sa duhet. Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore të ujit të arrës së kokosit. Mund të ketë...