Yndyrat e mira shkaktojnë sëmundje në zorrë


linoicPas një analize të ditarëve të ushqimit të më shumë se 200 mijë njerëzve, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se ka një lidhje në mes të konsumimit të acidit linolik dhe kolitit ulceroz.

Acidi linolik është një acid i pangopur yndyror i cili gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në vajin e lulediellit dhe të sojës.

Ky acid esencial në organizëm shndërrohet në acid arakidonik, i cili është pjesë e membranës së qelizave në zorrë. Por kjo e fundit po ashtu mund të shndërrohet edhe në substancë inflamatore, andaj besohet se nivelet e larta të acidit arakidonik janë përgjegjëse për ulcerën e zorrëve.

Por, studiues të tjerë mendojnë se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të larta të acidit linolik, në përgjithësi kanë shprehi të këqija të ushqimit, andaj është e mundshme që sëmundja të jetë e shkaktuar edhe nga faktorë të tjerë.

KËSHILLA TË NGJASHME