Home Shëndetësi Zbulohen antitrupa që parandalojnë HIV

Zbulohen antitrupa që parandalojnë HIV

Shkencëtarë të qeverisë amerikane kanë bërë të njohura sot përparime që mund të çojnë në përgatitjen e një vaksine kundër sidës.

Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit thonë se kanë zbuluar dy antitrupa të fuqishëm që pengojnë infektimin e njerëzve nga shumica e llojeve të virusit HIV, i cili shkakton sidën.

Antitrupat u zbuluan në qelizat e marra nga një person i paidentifikuar, organizmi i të cilit i prodhoi ato në mënyrë të natyrshme. Tani mbetet të sigurohet një vaksinë ose ndonjë metodë tjetër që u mundëson organizmave të tjerë të prodhojnë këta antitrupa.

Sipas hulumtimeve, antitrupat e zbuluar pamundësojnë 90 përqind të llojeve të virusit HIV të ngjiten në qelizat e sistemit imunitar dhe t’i shkatërrojnë ato. Sistemi imunitar është arma kryesore që organizmi përdor kundër infektimeve dhe mikroorganizmave të dëmshëm.

Zyrtarët thonë se do të kalojnë tri deri në pesë vjet para se të përgatitet një vaksinë në bazë të këtij zbulimi dhe që më pas ajo të provohet në njerëz.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pastë kanelle kundër migrenës

Migrena është si një mysafir i padëshiruar, e cila shfaqet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të eliminohet. Lajmi i mirë është se atë mund ta luftoni në kushte shtëpie dhe në mënyrë natyrale, pasi pasta e kanellës qetëson dhembjet. Nëse vuani shpesh nga dhembjet e kokës, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë. Një...