Zbulohet bima që shëron mushkëritë dhe kancerin

Zbulohet bima që shëron mushkëritë dhe kancerinShkencëtarët nga Qendra “Johan Innes” kanë zbuluar se bima Kësula e Bajkallit, që përdoret në mjekësinë kineze, prodhon substancën që bën të mundur shërimin e sëmundjeve të mushkërive dhe të kancerit.

Sipas të dhënave të hulumtuesve britanikë, në rrënjët e Kësulës së Bajkallit (Scutellaria baicalensis), ndohet substanca organike me emrin Flavon, e cila jo vetëm që ka cilësi antivirale, por mundëson vrasjen e qelizave malinje.

Biologët kanë zhvilluar eksperimente mbi kafshë dhe kanë konstatuar se flavonet ndalin përhapjen e kancerit.

Njëra nga 50 bimët më mjekuese që përdoren në mjekësinë tradicionale kineze, Kësulla e Bajkallit (scutellaria baicalensis) vlen për prodhimin e adaptogenit, ndërsa prodhimet e bëra nga rrënja e saj kanë shumë cilësi shëruese: antibakteriale, antialergjike, antidaretike, antioksidative.

Me origjinë është nga rajoni i Irkutskit në Bajkall, ndërsa tash rritet edhe në Lindjen e Largët, në Mongoli, në Tibet, kryesisht në terrene shkëmbore, vështirë të qasshme.1305061540382463510293Ithtarët e mjekësisë alternative shpesh përballin qëndrimet se cilat janë cilësitë kryesore të kësaj bime: të qetësojë ose të rregullojë shtypjen e gjakut, transmeton Koha.net. Kësula, siç njihet me emër të popullarizuar, zgjeron enët e gjakut, ngadalëson punën e zemrës, qetëson kokëdhembjen, “dëbon” pagjumësinë. Në rastin e presionit të lartë të gjakut ka veprim parandalues që në shfaqje të parë, që inhibon aktivitetin e sistemit nervor.

Një lugë rrënje të bluar të Kësulës së Bajkallit të hidhet në një gotë me ujë të valuar. Të lihet në të disa orë (mundësisht në termos ose në ndonjë enë të mbylltë që e ruan temperaturën), të kullohet dhe të mirret nga një lugë katër deri pesë herë në ditë para buke.

Çaji forcon gjithë organizmin. Kjo tinkturë përgatitet me maceracion – duke ekstraktuar bimën e Kësulës së Bajkallit me 70 për qind alkool në raport 1:2. Herë pas herë të tundet ena. Përfitohet tretja e kuqërremtë në të murme me shije të hidhur , ndërsa merret 20 deri 30 pikë dy deri tri herë në ditë, e përzier me ujë. /Telegrafi/