Një kërkim i “Università Cattolica” në Romë drejtuar nga Giovanbattista Pani e Tommaso Galeotti dhe publikuar në “Proceeding of the National Academy of Sciences (PNAS)” ka zbuluar çelësin molekular për të frenuar diabetin.
Qeniet njerëzore posedojnë genin p66, një gen i plakjes.
Duke çaktivizuar këtë gen është e mundur të evitojmë fillimin e diabetit. Shkencëtarët kanë kthyer në qendër të vëmendjes p66, genin e plakjes zbuluar vite më parë gjatë një kërkimi, gjithmonë nga ekspertë italianë.
Pengimi i genit p66 parandalon sëmundjen edhe nëse personi është mbi peshë.
Ekipi ka punuar me disa minj laboratori obesë të ndarë në dy grupe.
Në grupin e parë, studiuesit çaktivizuan genin, ndërsa grupi i dytë nuk ka marrë trajtim (geni p66 funksiononte). Vëzhgimi tregoi se në grupin e parë frekuenca e diabetit ishte më e ulët dhe kafshët jetonin më gjatë (duke konfirmuar funksionin anti-plakje)”.
Për doktor Pani, “Eliminimi i p66 rikrijon një situatë të ngjashme me mungesën e ushqimit ose kufizimin e kalorive, edhe se kafshët vazhdonin të hanin me të njëjtin vullnet. Me fjalë të tjera, me “fikjen” e p66, qelizat gënjehen dhe marrin më pak ushqim”.
Megjithatë, studiuesit vënë në dukje se bllokimi i p66 nuk pengon yndyrën e tepërt, por efektet e saj negative mbi jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.
Në çdo rast, puna e ekipit të studiuesve nuk ka përfunduar: qëllimi tjetër është të gjejë një mënyrë për të përdorur p66 si terapi kundër diabetit për njerëzit.
Pani përfundon: “Qëllimi përfundimtar është bllokimi i p66 për shërimin e sëmundjes. Bëhet fjalë për një projekt në të ardhmen. Megjithatë ekzistojnë frenuesit e p66 aktualisht po vlerësimit para-klinik dhe studimin ynë do të vazhdojë në këtë drejtim”.