Zbulohet dobia shëruese e sheqerit

Zbulohet dobia shëruese e sheqeritNjë mjek afrikan ka fascinuar kolegët e tij në spitalin e Birmingemit, kur ka filluar që plagët e pacientëve të tij t’i trajtojë me sheqer. Është zbuluar se hedhja e këtij pluhuri të bardhë vepron kobshëm ndaj baktereve, të cilat e zgjatin kohën e shërimit të plagëve.

Moses Muranduinto e ka sjellë traditën nga fshati i tij në Zimbabve, drejt në sistemin shëndetësor britanik. Pacientët e tij ka filluar t’i kurojë me sheqer, duke e hedhur atë nëpër plagët e hapura.

Rezultati e ka shtangur medicinën perëndimore: plagët janë mbyllur më shpejt dhe pa dhimbje.

Si nxitje për studime të mëtejme të metodës së tij fisnore, Moses 43 vjeç e ka fituar bursën prestigjioze të fondacionit ‘Le Louis Scientific Research Innovation Award’. Ai do të kurojë me sheqer qindra pacientë dhe do të shënojë rezultatet e arritura.

“Trajtimi i plagëve me sheqer, ishte një legjendë me vite të tëra dhe kjo është hera e parë që kemi dëshmi mjekësore se si me të vërtetë vepron. Moses e ka sfiduar mënyrën tonë të të menduarit”, ka deklaruar Zhak Fleçer nga këshilli për ndarjen e bursave. Bëhet fjalë për atë se sheqeri e absorbon ujin nga plagët dhe kështu u pamundëson baktereve që të zhvillohen.

Në të njëjtën kohë, i ushqen qelizat dhe i furnizon me oksigjen, çka bën që plagët të mbyllen më shpejt.

KËSHILLA TË NGJASHME