Home Shëndetësi Zbulohet edhe një rrezik i madh për duhanpirëset

Zbulohet edhe një rrezik i madh për duhanpirëset

Zbulohet edhe një rrezik i madh për duhanpirësetStudimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë e dyfishojnë rrezikun që t’u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri te inflamacioni dhe erozioni i nyjave.

Mushkëritë dhe tërë organizmi vuajnë nga pasojat e konsumimit të duhanit, ndërsa tani është dëshmuar se ai e shkatërron edhe nyjat. Kur ndërpritet konsumimi i duhanit, ndikimet dëmtuese në organizëm zbuten, por edhe atëherë nuk zhduken në tërësi.

Nëse njerëzve u nevojitet edhe një arsye për ta lënë duhanin, hulumtuesit suedezë kanë gjetur një gjë, e cila do të mund të bëjë që femrat më në fund të heqin dorë nga kjo shprehi e keqe. Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë e dyfishojnë rrezikun që t’u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri te inflamacioni dhe erozioni i nyjave.

Rreziku i rritur nga zhvillimi i sëmundjes me dhimbje ka qenë i njëjtë, edhe nëse femrat kanë konsumuar një ose shtatë cigare në ditë, ndërsa ato që konsumojnë një pako ose më shumë në ditë rreziku është ngjitur në 70 për qind.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...