Home Shëndetësi Zbulohet ilaçi kundër kancerit?

Zbulohet ilaçi kundër kancerit?

Një mjekim në gjendje që të shkatërrojë një molekulë që gjendet në 90% të tumoreve është testuar për herë të parë me rezultate shumë shpresëdhënëse mbi njerëzit, u bë e njohur të hënën.

Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leukeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leukemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm.

Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një “hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet “ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020.

Ajo është duke u zhvilluar nga kompania “Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael. /tch/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...