Home Shëndetësi Zbulohet ilaci kundra turbekulozit

Zbulohet ilaci kundra turbekulozit

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë ilacin e ri, i cili do të mund të shërojë turbekulozin. Studim i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare për sëmundjen SIDA në Uashington, thekson se një kombimin i ri medikamentesh ka vrarë 99% të bakterieve të pacientëve me tuberkuloz, brenda dy javëve.

Zbulimi ka rritur shpresat se është gjetur ilaç i ri kundër formave rezistuese në rritje të tuberkulozit.

Shkencëtarët kanë bërë me dije se përzierja e tri ilaçeve mund ta përshpejtojë trajtimin dhe të ndihmoj në reduktimin e emergjencës së formave rezistuese të tuberkulozit.

Studimi më parë është publikuar në revistën prestigjioze mjekësore për sëmundjet infektive, The Lancet, ndërkohë që Doktor Mel Shpigelman, nga grupi kërkimor jofitimprurës, Aleanca TB, deklaroi se tuberkulozi është vrasësi më i madh i pacientëve me AIDS dhe se ai duhet të frenohet në masë shumë më të madhe me qëllim që të ndalet epidemia AIDS.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...