Zbulohet mënyrën e leximit të mendimeve

A është e thjeshtë për ta zbuluar mendimin? Mundet, ose të paktën është ajo që duket se ka arritur të zbulojë studimi i ekipit të Universitetit të Londrës i publikuar në “Current Biology”.

Në kërkim të gjurmëve historike, kërkuesit e udhëhequr nga Eleanor Meguire kanë arritur të zbulojnë, edhe pse bëhet fjalë, për rezultate paraprake, mendimet e njerëzve.

Në studimin e tyre, kërkuesit britanikë janë përqendruar në të ashtuquajturën kujtesën episodike, një lloj “ditari” i përbërë nga të gjitha ngjarjet e jetës sonë.

Për të kapur gjurmët që janë në mendje, ata kanë vëzhguar tre filmime të shkurtra të marra nga 10 vullnetarë, me tre aktore të ndryshme pjesëmarrëse me qëllim shfaqjen e veprimeve të përditshme, si për shembull të hedhësh gotën plastike në koshin e plehrave pasi ke pirë kafen. Më pas, i kanë vendosur vullnetarët në rezonancë magnetike, duke i kërkuar të kujtojnë skenat e parë në filmime.

Megjithatë, falë një algoritmi të veçantë për të zhvilluar dekodifikimin e aktivitetit në tru “të fotografuar” nga rezonanca magnetike, kërkuesit kanë qenë në gjendje të kuptojnë skenën që i kujtohet herë pas here vullnetarëve. Në veçanti studiuesit, për të hyrë më në brendësi të labirintit të kujtesës, e kanë përqendruar vëmendjen në lobin e mesëm të përkohshëm, duke zbuluar kështu kryeqendrën e trurit ku janë vendosur regjistrimet e kujtimeve.

Tani që kemi treguar se është e mundur të marrësh informacione drejtpërdrejt vetëm nga një kujtim i vetëm episodik, në trurin e njeriut të gjallë, hapen mundësi të reja për të zbuluar zona të tjera të rëndësishme në memorien episodike”, – kanë thënë shkencëtarët.

KËSHILLA TË NGJASHME