Zbulohet pjesa e trurit që dëmtohet nga skleroza multiple

Universiteti i Ilionisit në Chicago ka zbuluar për herë të parë një pjesë të trurit e cila dëmtohet nga skleroza multiple për shkak se sasia e lëndës transportuese kimike në të pakësohet.

Sipas agjencisë së lajmeve Shin Hua nga Washingtoni, kërkuesit në një artikull në revistën shkencore Brain deklaruan se fazat patologjike të multi sklerozës nuk dihen ende plotësisht por mjekët e dinë se ndikimi i rruazave të bardha të gjakut dhe kalimi i tyre mbi barrierën e gjakut në tru janë nga faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje.

Doktor Douglas Feinstein dhe kolegët e tij deklaruan se transmetimi nervor ose neurotransmiter neuroadrenalina luan një rol të rëndësishëm në këtë sëmundje dhe po ashtu mbrojnë barrierën e gjakut në tru.

Një burim i fuqishëm i transmetimit nervor përgjithësisht është një pjesë e trurit që quhet Lukus Srulus LC ku shkencëtarët në kërkimet e tyre 15 vjeçare në këtë zonë kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të kurohet në fazat fillestare.

Skleroza multiple është një nga sëmundjet më të përhapura në sistemin qendror nervor e cila shkaktohet nga dëmtimi i fijeve nervore.

KËSHILLA TË NGJASHME