Zbulohet proteina që është alternative e antibiotikëve

Një studim i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Science”, zbulon strukturën e antibiotikut bakterofag, “PlyC”.

Shkencëtarët australianë, në bashkëpunim me kolegët amerikanë, kanë zbuluar strukturën atomike të një proteine virale antibakteriale, që mund të oferojë një alternativë të fuqishme të antibiotikëve.

Studimi i “Moshash University” të Melburnit, i “Rockefeller University” dhe “University of Maryland”, publikuar në “Proceedings of the National Academy of Science”, zbulon strukturën e antibiotikut bakterofag, “PlyC”, që specifikisht infekton dhe vret bakterët, të cilët shkaktojnë infeksione.