Home Shëndetësi Zbulohet proteina që mund të jetë çelës për trajtimin e tumoreve agresive

Zbulohet proteina që mund të jetë çelës për trajtimin e tumoreve agresive

Kanceri i trefishtë negativ i gjirit, i cili prek rreth një në shtatë pacientë, është rezistues ndaj barnave hormonale, ishte fokusi i studimit.

Një proteinë që lejon tumoret agresive të gjirit të rriten dhe të përhapen, është zbuluar nga shkencëtarët në Britani të Madhe, shkruan Daily Mail.

Ekspertët shpresojnë të gjejnë më shumë informacion rreth proteinës që do të çojë drejt terapive të reja për trajtimin e kancerit.

Kanceri i trefishtë negativ i gjirit, i cili prek rreth një në shtatë pacientë, është rezistues ndaj barnave hormonale, ishte fokusi i studimit.

Hulumtuesit kanë gjetur proteinën LYN që mund të ndihmojë qelizat e kancerit të rriten dhe shumohen, duke reduktuar nivelet e LYN që ngadalëson njëherësh  kancerin e gjirit.

Shkencëtarët e Universitetit Cardiff në Britani të Madhe thanë se gjetjet mund të përdoren për të zhvilluar trajtime për të kontrolluar nivelet e proteinave dhe për t’u kuruar nga kanceri.

Profesori Matt Smalley nga Universiteti i Cardiff , tha se çdo ditë regjistrohen 150 raste të reja me kancer të gjirit në Britani të Madhe.

“Për të arritur rezultate më të mira për njerëzit që përballen me këtë sëmundje, ne duhet të kuptojmë më mirë se si zhvillohet, kështu që ne mund të përmirësojmë terapitë. Ne donim të kuptojmë se çfarë udhëheq një lloj kanceri agresiv të gjirit, i quajtur trefishtë negativ, i cili është rezistues ndaj terapisë hormonale dhe ndodh në rreth 15 për qind të rasteve të kancerit të gjirit”, tha Smalley.

“Kemi parë një proteinë të quajtur LYN, e cila është e përfshirë në mbajtjen e qelizave të gjalla dhe duke i lejuar ato të ndahen. Ne gjetëm se nuk kontrollohej më siç duhet në qelizat e kancerit agresiv të gjirit dhe mund të nxiste rritjen, përhapjen dhe pushtimin e qelizave të kancerit”, shtoi ai.

Rreth 55,000 raste të reja të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit në Britani të Madhe, me më shumë se 260,000 në SHBA. Shkalla e mbijetesës 10-vjeçare është rreth 78 për qind.

“Tani që ne e kuptojmë rolin që LYN ka në format agresive të kancerit, ne mund të fillojmë të mendojmë për zhvillimin e terapive të synuara. Në të ardhmen, ne mund të identifikojmë potencialisht pacientët me nivele të rritura të LYN për t’iu përshtatur llojit të tyre të kancerit. Ne mund të synojmë LYN për të përmirësuar mundësitë terapeutike për kancerin agresiv të gjirit”, pohon Smalley.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...