Home Shëndetësi Zbulohet se si përhapet tumori në pjesët e trupit

Zbulohet se si përhapet tumori në pjesët e trupit

Nuk do të ketë metastazë nëse fiket gjeni ‘i egër’ WWP2, i cili gjendet në qelizat kancerogjene. Ai sulmon proteinat në trup që parandalojnë përhapjen e qelizave kancerogjene.

Bllokimi i gjenit “të egër”, i cili mban emrin WWP2, në të ardhmen do të mund të ishte kyç në zvogëlimin, nëse jo edhe në zhdukjen e metastazës te personat e prekur me kancer.

Ekspertët britanikë nga universiteti ‘East Anglia’, të cilët edhe kanë zbuluar, thonë se është ky gjen përgjegjës për përhapjen e qelizave kancerogjene në gjithë trupin dhe se ilaçet të cilat do të mund ta bllokonin WWP2 mund të parandalojnë metastazën dhe disa forma të ndryshme të kancerit. Sipas përllogaritjeve të para, kërkimi për ilaçin do të mund të zgjasë rreth dhjetë vjet.

WWP2 sulmon proteinat në trup që parandalojnë përhapjen e qelizave të kancerit. Në eksperimentet laboratorike ekipi i ekspertëve me sukses e kishte bllokuar gjenin dhe më pas kishte ardhur deri tek rritja e sasisë së proteinave që parandalojnë përhapjen e kancerit.

Ata theksojnë se kjo do të mund të ishte një qasje e re në shërimin e sëmundjes dhe ata theksojnë se tash u mbetet të gjejnë substancën më të fortë e cila do të futet në qelizat kancerogjene dhe të parandalojë aktivitetin e tij.

Ilaçi i ri do të mund të ishte kyç për mbijetesë të pacientëve me forma agresive të kancerit të gjirit, trurit, kancerit të zorrës së trashë dhe atij të lëkurës. Kur të zbulohet ky ilaç, ai do të merret së bashku me kimioterapinë ndërsa ilaçi i ri do të parandalojë kancerin që të shfaqet diku tjetër.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...