Home Shëndetësi Zbulohet terapi e re rrënjësore për shkatërrimin e tumoreve vdekjeprurës

Zbulohet terapi e re rrënjësore për shkatërrimin e tumoreve vdekjeprurës

Zbulohet terapi e re rrënjësore për shkatërrimin e tumoreve vdekjeprurësNjë terapi e re kombinuese, e cila shkatërron disa nga tumoret më vdekjeprurës të kancerit, është zbuluar, dhe thuhet të jetë edhe më efektive se sa ishte menduar më parë

Testimet e hershme në ilaçe për kancerin e lëkurës janë lavdëruar pasi që kanë treguar rezultate spektakulare, më një ulje të rëndësishme në më shumë se gjysmën e tumoreve, transmeton Gazeta Express.

Zbulimet e reja tregojnë se më shumë se 60 për qind e pacienteve, të cilët kishin pritur të jetonin vetëm nëntë muaj në bazë të tretmanit standard, në fakt kanë qenë të gjallë edhe pas dy viteve.

Dhe, në më shume se një në pesë raste, tumoret janë shkatërruar.

Një total prej 142 pacienteve, ishin zgjedhur rastësisht ose për të marrë ilaçin, nivolumab dhe ipilimumab, ose vetëm ilaçin ipilimumab.

Terapitë, në përmbajtje të kundërtrupave të bërë në laborator, janë të dizajnuar që të mprehin sistemin imun të trupit për ta luftuar kancerin.

Ekspertet kanë thënë se klasa e ilaçeve – e cila funksionon duke e riedukuar sistemin imun – janë njëra nga zbulimet më të mëdha në shërimin e kancerit në katër dekadat e fundit.

Testimet kanë sugjeruar se terapitë japin premtime për pacientet më sëmundje të pashërueshme me kancere të zakonshme, përfshirë kacerin e mushkërive, kancerin e zorrës, kancerin e vezoreve dhe kancerin e mitrës./Gazeta Express/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...