Zbulojeni Shqipërinë

Koha e pushimeve ka ardhur! Ndërkaq, nuk kanë të ndalur ofertat për të vizituar vende të ndryshme.

Por, një fakt është kryesor. CNN-ja dhe gazeta New York Times ua kanë preferuar brigjet e Shqipërisë qytetarëve të tyre.

Nuk është vetëm bregdeti që ata ua kanë preferuar udhëtuesve nëpër vende të ndryshme, por janë edhe vende të ndryshme malore, liqene, lumenj që Shqipëria i ka nga jugu në veri.

Përpos brigjeve të bukura dhe plazheve të virgjëra që në Shqipëri gjenden kudo, kemi edhe brigjet e bukura të liqenit të Fierzës.

Këtë verë në Shqipëri mund ta vizitoni edhe Skraparin, ku gjenden kanionet e bukura dhe ku mund të bëni një shëtitje edhe me raft apo me barka të vogla, raporton Gazeta Express.

Ujëvara të bukura mund të shikoni aty, kurse për traditën e artit, antikitetin por edhe brigjet e virgjëra që shtrihen nën Bunë mund ta vizitoni Shkodrën.
Edhe turizmi malor nuk ka mbetur pas. Janë Alpet shqiptare, lumi i bukur i Valbonës, vende këto që shtrihen në Veriun e Shqipërisë, në Malësinë e Shkodrës. Edhe këto vende që shumë pak janë vizituar më parë.

Por, Adhuruesit e udhëtimeve sivjet, do të mund të njoftohen edhe nëse vizitojnë një faqe në Facebook, e cila deri më tani ka rreth 130 mijë njerëz që e adhurojnë, me titullin “Discover Albania”./Ardian Jasiqi/

KËSHILLA TË NGJASHME