Home Këshilla Seksuale Zbuloni se a e tepruat me ‘shfaqjen’ e dashurisë?

Zbuloni se a e tepruat me ‘shfaqjen’ e dashurisë?

Ndonjëherë femrat mundohen shumë për partnerët e tyre, duke bërë gjëra të dëshpëruara me qëllim që lidhja e tyre të zgjasë më shumë, por për fat të keq, ajo mund të ketë pasoja negative.

Ua paraqesim shenjat e para që tregojnë se po bëni gjërat e gabueshme në fillim të lidhjes, gjegjësisht kur për to është ende shumë herët.

1. Largoheni nga shoqëria juaj
Në fazën e parë të lidhjes mund të ndodh shumë lehtë që të distancoheni nga shoqëria, duke dashur që secilin moment ta kaloni me partnerin tuaj, por pikërisht nga arsye mund të ndodh që të mërziteni shpejtë nga njëri-tjetri. Mos lejoni t’i humbni shoqet dhe shokët me të cilët jeni shoqëruar vite me radhë dhe mbajeni jetës sociale të gjallë.

2. Mundoheni që me forcë “të hyni” në familjen e tij
Në qoftë se mbesës së tij i blini një dhuratë të shtrenjtë me shkrimin “Të don tezja yte”, ndoshta tingëllon ëmbël, por mos e bëni një gjë të tillë në fillim të lidhjes, madje as në formë të shakasë.

3. Keni marrë rolin e bashkëshortes, edhe pse nuk jeni të martuar
Në qoftë se njiheni jo gjatë kohë me partnerin tuaj dhe keni dalë disa herë, kjo nuk do të thotë se duhet t’ia jepni veturën tuaj që ai të shërbehet me të, apo ta ftoni në drekë dhe të përgatisni për të. Është më mirë në qoftë se punët zhvillohen më ngadalë dhe pa presion.

4. Kujdes me shokët e tij
Shokët janë pjesë e pakos, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet që me forcë ta fitoni simpatinë e tyre, duke u munduar të bëni diçka që përndryshe nuk e kishit bërë. Mundohuni ta mbani baraspeshën.

5. Ndoshta është pak herët për nofka?
Edhe krahas faktit që jeni në lidhje vetëm dy javë, veçmë keni filluar të përdorni nofka me njëri-tjetrin? Kini kujdes me këtë sepse ju ende nuk njihni njëri-tjetrin mirë.

6. Mbushni Facebook-un apo Twitter-in me postime se sa i mirë është ai
Zakonisht, femrat të cilat nuk janë mësuar të trajtohen mirë nga meshkujt, ua “servon” edhe gjënë më të vogël miqve në rrjetet sociale. Është mirë kur njerëzit i çmojnë detajet, mirëpo mos e glorifikoni atë që duhet të jetë normale për një lidhje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...