Home Këshilla të ndryshme Zbutës për duar i përgatitur me domate

Zbutës për duar i përgatitur me domate

Zbutës për duar i përgatitur me domateNë qoftëse keni lëkurë të fortë dhe të dëmtuar mbi duar, atëherë ajo është shenja e parë që tregon se ato kanë nevojë për një trajtim intensiv. Duke qënë se produktet kozmetike, kuruese për të tilla probleme janë mjaft të kushtueshme në qendrat farmaceutike, kemi menduar t’ju ofrojmë receta të ndryshme të cilat mund t’i përgatisni vetë.

Përbërësit;

1 domate

1 limon jeshil

2-3 lugë glicerinë

Përgatitja;

Merrni domaten, heqni lëkuren, bëjeni pure hidheni në një tas të vogël. Pastaj merrni një limon jeshil edhe atë shtrydheni në shtrydhësen e frutave. Hidhni lëngun e limonit tek tasi ku keni hedhur domaten, pastaj shtoni edhe 2-3 lugë glicerinë. Përzieni mirë dhe me masen e krijuar lyeni duart dhe masazhoni lehtësisht. E lini trajtimin të qëndrojë për 2-3 minuta dhe shperlani duart me ujë të vakët. Në qoftëse keni lëkurë të fortë dhe të ashper në duar, kjo recetë do të jetë kura përfekte për të zgjidhur problemin tuaj duke e bërë të butë si mëndafsh.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...