Home Këshilla të ndryshme Zemërimi dhe hidhërimi janë emocione të dobishme

Zemërimi dhe hidhërimi janë emocione të dobishme

Zemërimi është emocion shumë interesant për psikologët, meqë mund të jetë motivues i mrekullueshëm në rritjen e dëshirës personale që të arrihet ndonjë gjë

Zakonisht zemërimi dhe hidhërimi shikohen si emocione negative, por ato në fakt janë krejtësisht normale, janë emocione njerëzore të zakonshme, thonë shkencëtarët holandezë.

Zemërimi shpesh shkaktohet nga ndonjë problem i cili njerëzve u duket i pakalueshëm. Por, mu kjo ndjenjë te njerëzit ndjell ndjenjën e krenarisë, e cila është gjë pozitive, meqë i shtynë njerëzit përpara. Emocionet pozitive u ndihmojnë njerëzve që të kuptojnë dhe kontrollojnë emocionet e tyre.

Shkencëtarët e krahasojnë këtë me sasinë e kufizuar të ushqimit në ambient. Ata të cilët për shkak të mungesës së ushqimit dhe urisë do të zemërohen, hidhërimin e tyre më së shpeshti e shndërrojnë në sulm konstruktiv, do të fillojnë me kërkimin e ushqimit dhe i rrisin gjasat për të mbijetuar.

Në versionin tjetër të studimit, pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ta shtypnin një tast në mënyrë që t’u jepej ndonjë gjë. Për atë gjë që ishte vlerësuar se ishte më e pëlqyer për njerëzit, ata duhej që ta shtypnin butonin më shumë herë. Sa më e madhe që ishte përpjekja, aq më të shpeshta ishin fytyrat e mrrolura.

Pjesëmarrësit në këtë studim nuk kishin ide se, dëshira e tyre për gjësende të ndryshme, ka lidhje me hidhërimin. Kërkuesit shkencorë mendojnë se ky studim tregon se sa pak i njohin njerëzit emocionet e tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...