Home Shëndetësi Zëvendësimi i valvolës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike

Zëvendësimi i valvolës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike

Një spital në Lincoln të shtetit Nebraska është një nga spitalet e para në Shtetet e Bashkuara që kryen një procedurë të re për zevendësimin e valvës së aortës në zemër pa ndërhyrje kirurgjike. Për këtë dhe të reja të tjera nga fusha e mjeksësisë, kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi

Zëvendësimi i valvolës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike

Pacientët me stenozë të aortës – kur një prej valvolave (kllapave) të zemrës ngushtohet – tani mund të kenë një tjetër mundësi trajtimi. Procedura është për pacientët të cilët konsiderohen me rrezik të lartë, ose nuk mund të operohen duke u hapur zemrën.

Gjatë kësaj procedure, mjekët përdorin një kateter duke e futur në kofshë të pacientit. Një valvë e re vendoset në zemër nëpërmjet këtij kateteri. E gjithë procedura zgjat rreth dy orë dhe periudha e shërimit është përgjithësisht shumë e shpejtë. Kjo mënyrë u miratua nga administra e ushqimeve dhe barnave (FDA) nëntorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë spitali Nebraska Heart ka kryer dy procedura të tilla./voa/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...