Home Ushqim Zëvendësoni kripën me mëlmesa

Zëvendësoni kripën me mëlmesa

Kripa është një mëlmesë mjaft e rëndësishme, e cila kontribuon në shëndetin fizik dhe mendor. Por, për t’i përdorur në mënyrën më të mirë të mundur dhe sa më efikase, mos konsumoni më shumë se pesë gramë në ditë – në të kundërtën mund ta ndërroni sasinë e ujit që përmban trupi.

Prof. Hademar Bankhofer, ekspert austriak për shëndetësi, këshillon që ndonjëherë në vend të kripës të përdorni edhe mëlmesa alternative me shije të ngjashme.

Kripa është një mëlmesë mjaft e çmuar, por kini kujdes që mos ta dëmtoni shëndetin. Posa të vendosni për të përgatitur mish me mëlmesa të ndryshme, së paku gjysmë ore paraprakisht e vendosni në vaj me yndyrë.

Me përzierje aromatike e lyeni mishin të cilin mendoni për ta pjekur. Mund ta lyeni me mëlmesa bimore, por paraprakisht duhet së paku të qëndrojë një orë në frigorifer. Në rast se planifikoni një gjellë, e cila piqet për më shumë se një orë, këto mëlmesa duhet t’i shtoni në 15 minutat e fundit.

Mishi i pulës:
Shfrytëzimi i mishit të pulës, duke shtuar majdanoz, koriandrës, limon, speca të imtësuar apo rozmarinë, mishin e pulës do ta shndërrojnë në një shujtë mjaft interesante dhe të shijshme.

Mishi i gjedhit:
Mishi i gjedhit është mjaft i shijshëm, sidomos nëse e përzieni me borzilok, hudhër apo qepë, piper, rozmarinë piper…etj.

Mishi qengjit:

Nëse jeni adhurues i mishit të qengjit, e përzieni me rozmarinë, nenexhik apo me qepë, e në këtë mënyrë do të fitoni një shije mjaft të këndshme.

Mishi peshkut:

Tash është një kohë kur nuk keni nevojë kripën ta përdorni në përgatitjen e mishit të peshkut. Do të jetë shumë më e shijshme nëse nga mëlmesa përdorni mustardë, kopra apo borzilok.

Vezët:

Në rast se ëndja jua do vezët e kripura, kripën e zëvendësoni me piper të bluar, piper të zi, apo edhe me speca të imtësuar. Do të mbeteni të habitur nga shija e këndshme.

Perimet:
Brokolin nuk ka fare nevojë ta kripni, por mund t’i shtoni edhe pak lëng limoni. Lakrën dhe lulelakrën e përzieni me kopra. Po ashtu edhe patatja e zier është mjaft e shijshme nëse shtoni majdanoz, piper të zi, kopra, rozmarinë dhe qepë. Mëlmesa nga burania i shton edhe një shije nëse shtoni pak hudhër dhe pak lëng limoni.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...