Home Shëndetësi Zgjatni jetën përmes një hapi të thjeshtë

Zgjatni jetën përmes një hapi të thjeshtë

Zgjatni jetën përmes një hapi të thjeshtëHulumtuesit e kanë gjetur një mënyrë të lehtë, se si mund të zgjatni jetën dhe është shumë e thjeshtë.Është gjetur se bamirësia, i ndihmon njerëzit të menaxhojnë stresin –duke ndihmuar në masë të madhe, në përmirësimin e shëndetit.

Studiues nga Universiteti Wisconsin-Madison, ka bërë një hulumtim në marrëdhënien mes nivelit të lart të stresit dhe vdekjes.

“Sa keni përjetuar stres gjatë këtij viti dhe a besoni se stresi është i dëmshëm për shëndetin tuaj?” është pyetja që i është bërë shumë pjesëmarrësve.

Më pas, ata kanë bërë hulumtime për të parë, se kush ka vdekur dhe kur, transmeton Telegrafi.

Një studim i bërë nga Universiteti i Buffalos, tregon se bamirësia, është e lidhur me nivele të ulëta të stresit.

Në studimin e bërë me 846 participant, është vërtetuar se ata që kanë pasur nivele të ulëta të stresit, ishte për shkak të nivelit të ulët të negativitetit, sepse kishin ndihmuar shumë njerëz gjatë jetës së tyre. /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...