Home Shëndetësi Zgjedhja me e mire e dimrit, caji i gjelber

Zgjedhja me e mire e dimrit, caji i gjelber

Kafja dhe caji jane pijet e ngrohta me te popullarizuara. Dhe derisa secila nga keto pije ka perparesite e veta, shkencetaret theksojne qe caji i gjelber eshte me efikas dhe zgjedhja me e mire dimrit, ndersa sjellin edhe 3 arsye pse caji i gjelber eshte mire te pihet ne dimer.

Dobesimi
Tek nje numer i madh i njerezve gjate dimrit vjen deri tek mbledhja e kilogrameve te tepert. Ditet e ftohta nenkuptojne edhe konsumim te ushqimit kalorik, ndersa periudha e festave te fundvitit shpesh nenkupton edhe ngrenie te tepert. Caji i gjelber eshte zgjidhje e shkelqyer, sepse zvogelon apetitin dhe nxit punen e metabolizmit, qe eshte hapi i pare kah ruajtja e peshes trupore te shendetshme.
Forcimi i imunitetit
Hulumtimet kane treguar qe caji i gjelber ka veti antiinflamatore dhe antivirusale te cilat pengojne krijimin e gripit dhe ftohjeve. Nese pini caj te gjelber cdo dite, madje qysh pas dites se gjashte rreziku nga krijimi i gripit dhe ftohjes do te zvogelohet dukshem.
Lirimi nga stresi
Kafja per shume njerez eshte ritual i mengjesit, pa te cilen nuk munden. Megjithate, sasia e tepert e kafeines mund te shkaktoje anksiozitet, stres dhe veshtiresi me gjumin. Pikerisht per keto arsye caji i gjelber eshte zgjedhje me e mire, sepse ka me pak kafeine se kafja, dhe ne te njejten kohe ndikon per qetesim.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...