Home Shëndetësi Zhdukni aromën e pakëndshme të gojës në vetëm 5 minuta

Zhdukni aromën e pakëndshme të gojës në vetëm 5 minuta

Një nga problemet më të sikletshme është aroma aspak e mirë e gojës. Kjo lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e dobët, higjinenën orale apo shëndetin e dhëmbëve.

Por mos u shqetësoni nëse e keni provuar me ilaçe të ndryshme për të larguar erën e keqe dhe nuk ia keni dalë. Mjekësia popullore ju vjën në ndihmë për të zgjidhur këtë problem. Me anë të kësaj recete, do të largoni barkteret e grumbulluara në gojën tuaj.

Përbërësit

1 gotë ujë i nxehtë
½ lugë çaji kanellë
1 lugë çaji mjaltë ose sodë buke
2 limonë

Përgatitja dhe përdorimi i kanellës

Hidhni kanellën dhe mjaltin në një shishe të pastër. Shtoni më pas lëngun e limonit, një gotë ujë të nxehtë dhe mbylleni shishen me kapak. Tundeni mirë derisa të bëhet një përzierje homogjene.
Përdoreni këtë solucion një ose dy herë në ditë në mënyrë që goja juaj të mbajë aromë të këndshme gjatë gjithë ditës.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...