Home Shëndetësi Zhdukni lythat në çdo pjesë të trupit me këtë metodë të thjeshtë...

Zhdukni lythat në çdo pjesë të trupit me këtë metodë të thjeshtë natyrale

Zhdukni lythat në çdo pjesë të trupit me këtë metodë të thjeshtë natyraleVirusi papiloma përbëhet prej 60 llojeve të ndryshme dhe disa prej tyre shkaktojnë infeksione në shtresën e sipërme të lëkurës të njohura si lythat.

Në fakt, lëkura sulmohet nepërmjet gërvishtjeve të vogla, duke çuar në rritjen e shpejtë të qelizave dhe përfundimisht duke shkaktuar lythat.

Në shumicën e rasteve lythat shfaqen në gishta dhe duar, por ato gjithashtu mund të shfaqen edhe në bark, nën gjinjë, në qafë, në qepalla, në sqetull e ije.

Lythat nuk paraqesin ndonjë rrezik shëndetësor por njerëzit dëshirojnë t’i heqin ato për shkak të dukjes së tyre të pakëndshme, transmeton lajmi.net

Në rastet e lythave ose fibromave, dermatologët propozojnë operacione ose laser për t’i hequr, pas së cilës pacienti duhet t’i mbajë të pastërta vendet ku gjendeshin ato dhe të përdorin antibiotikë për disa ditë.

Megjithatë, ekziston një metodë krejtësisht natyrale për heqjen e tyre:

Uthulla e mollës ka qenë për vite me rradhë një metodë alternative për shumë trajtime, ndërsa pikërisht nepërmjet saj mund t’i largoni edhe lythat apo fibromat pa asnjë dhimbje.

Së pari ju duhet të pastroni mirë zonën përreth tyre me sapun të zakonshëm, pastaj ju duhet ta thani mirë pjesën dhe me pambuk të lagur në uthull të mollës ta mbani vendin ku gjenden lythat apo fibromat.

Pambuku duhet të mbahet për 15 minuta dhe pastaj vendi të pastrohet përsëri. Këtë veprim duhet ta përsëritni 3 herë në ditë derisa lytha ose fibroma të këputet dhe të bjerë.

Ka mundësi që pasi të largohen, të lënë pas ndonjë shenjë e për këtë zgjidhja është tek Aloe Vera. Pjesët ku mbesin shenja trajtoni me Aloe Vera./lajmi.net

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...