Home Këshilla për Prindër Zhvillimi i levizjeve,i te kuptuarit dhe i te menduarit tek foshnjet

Zhvillimi i levizjeve,i te kuptuarit dhe i te menduarit tek foshnjet

Femija i porsalindur mban anesite e siperme dhe ato te poshtme pak te thyera dhe te tendosura kurse qafa eshte krejt e leshuar dhe perkulet sipas drejtimit qe i japim femijes.

I porsalinduri kur nuk fle ben levizje te shumta si me krahet ashtu edhe me kembet por keto levizje nuk kane as qellim e as drejtim te caktuar. Pas lindjes foshnja eshte ne gjendje te thithe dhe te gelltise qumeshtin ose lengje te tjera. Por mundesia per te thithur dhe per te gelltitur flet per demtim te trurit te femijes.

Kete mungese e kemi edhe ne femijet qe lindin me peshe te paket. Pas diteve te para i porsalinduri degjon zhurmat e forta. Ne rast se shkaktojme zhurme te papritur prane tij shohim se ai ben levizje te menjehereshme te te gjithe trupit.

Ne moshen nje muajsh foshnja eshte ne gjendje te shikoje dhe te degjoje zhurmat. Ai vazhdon te beje levizje te shpeshta me krahet dhe me kembet, duke mbajtur grushtet mbyllur e te shtrenguar. Ne rast se e vendosim te shtrire barkas, shohim se ai ben perpjekje per te ngritur koken.

Nga mosha dy deri ne gjashte muaj, foshnja jo vetem shikon por edhe ndjek sendet qe i vihen dhe i levizin perpara syve. Ai gjithashtu fillon te dalloje njerezit qe qendrojne prane tij, buzeqesh, kap dhe mban sendet qe i vihen ne duar. Ne rast se behet zhurme drejton shikimin dhe koken nga vendi prej ku vjen zhurma. Pak nga pak gjate kesaj periudhe, levizjet e femijes nuk jane me te crregullta e te perseritura.

Duart levizin me drejtim te caktuar per te kapur sendet qe i vihen perpara syve. Femija ngre dhe mban koken, kthehet dhe rrotullohet kur e leme te shtrire, qendron ndenjur kur eshte i mbeshtetur. Duart nuk i mban vazhdimisht te mberthyera por i liron, kap sende te ndryshme dhe i fut ne goje.

Nga fundi i kesaj periudhe femija nxjerr disa tinguj si dhe disa rrokje te thjeshta si “ma”, “ba”. Keto aftesi foshnja i fiton pak nga pak. Kur verejme vonesa ne fitimin e ketyre aftesive duhet te marrim konsulte me mjekun.

Nga muaji i gjashte deri ne muajin e dymbedhjete, zhvillimi i femijes si nga levizjet ashtu dhe nga ana psikike behet mjaft i shpejte. Shpejt femija qendron ndenjur pa mbeshtetje, zvarritet duke perdorur duart dhe kembet, perpiqet te ngrihet duke u mbeshtetur ne anet e rrethores ose te shtratit, ngul kembet ne toke. Nga muajt e funit te vitit femija qendron mire ne kembe kur eshte i mbeshtetur dhe perpiqet te beje hapat e para. Sendet qe ka ne dore ka mundesi t’i kaloje ne doren tjeter.

Gjate kesaj periudhe njeh dhe dallon mjaft mire njerezit e rrethit te tij, buzeqesh dhe qesh me kuptim. Shfaq qarte shenjat e kenaqesise dhe te hidherimit, qan per shkaqe shpesh te kuptueshme, shqipton me mire rrokjet dhe ndonje fjale te shkurter. Njekohesisht fillon te njohe kuptimin e disa fjaleve.

Ne kete moshe, femija kap lojnat, i tund, i perplas. shika ndaj ushqimeve behet me e zhvilluar. Shpesh merr lugen per te cuar ushqimin ne goje. Ne rast se tregohet kujdes i mjaftueshem pas vitit, femija eshte ne gjendje te tregoje se kur do te kryeje nevojat.

Rreth 18 muajsh femija ecen me mjaft siguri, ngjit shkallet, luan me femije te tjere, njeh dhe perdor mjaft fjale dhe lidh fjali te thjeshta. Ushqehet vete me nje fare sigurie duke e shpene lugen me ushqim ne goje. Ne kete moshe ai tregon interes dhe shikon me vemendje figurat e librave, perdor lapsin dhe shenon vija te crregullta.

Nga viti dyte femija fiton pavaresi jo vetem duke levizur e ecur lirisht por njihet dhe me dhomen e orendite e ndryshme te shtepise. Ne kete moshe pasurohet fjalori me fjale e fjali te reja, madje behet kurioz dhe shtron pyetje. Prinderit njihen shume me mire me disa prirje qe paraqet femija si kenaqesia, pakenaqesia, kokefortesia, bindja etj.

Nga viti dyte deri ne tre vjec femija njeh mire figurat e ndryshme ne libra dhe dallon ngjyrat kryesore. Ben pyetje te shumta dhe eshte ne gjendje t’i pergjigjet pyetjeve kur keto lidhen me sferen e jetes se tij. Kujtesa zhvillohet mire dhe arrin te ushqehet vete pa shume veshtiresi.

Nga viti i trete deri ne vitin e gjashte zhvillimi i levizjeve i te kuptuarit dhe i te menduarit perparon dhe e ben femijen te afte te per te filluar shkollen dhe per te bere jete te pavarur.

Zhvillimi i levizjeve, i te kuptuarit i te menduarit, i te folurit, i kujteses, i sjelljeve ndryshon nga nje femije tek tjetri. Ne ato raste kur femija qendron gjate i vetmuar, i vecuar dhe ne pamundesi per te bere levizje te lira e te gjalla, zhvillimi i tij mbetet pas.

Keshtu ndodh edhe kur femijes nuk i jepen lojna, kur nuk shikon buzeqeshje, kur nuk degjon fjale perkedhelese dhe kur ka lidhje te kufizuara me njerezit dhe ambjentin. Nenat e njohin mire rendesine e lidhjes me femijen.

Ato i buzeqeshin, e perkedhelin, i kendojne, e marrin ne krahe, e mesojne te beje levizje, te qendroje ne kembe, te ece, te njohe njerezit dhe sendet qe e rrethojne. Ne zhvillimin e femijes ka ndikim edhe ushqyerja e tij.

Truri qe merr ushqim te papershtatshem ose te pamjaftueshem ne sasi dhe ne cilese, zhvillohet me vonese. Per kete arsye duhet t’i kushtojme rendesi ushqyerjes se femijes per te bere te mundur zhvillimin normal.

Levizjet e lira qe femija ben vete, levizjet e thjeshta qe i bejne atij prinderit, pastrimi i rregullt, veshmbathja e pershtatshme, gjumi i mjaftueshem, shetitja ne ajer te paster, drita e dielli, veprojne jo vetem mbi zhvillimin motorik por edhe mbi zhvillimin psikik te femijes.

Demtimet e foshnjes gjate lindjes, frymemarrja e vonuar, semundjet qe prekin trurin, sistemin nervor dhe gjithe organizmin pengojne zhvillimin e rregullt e te plote te psikikes e te intelektit te femijes.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...