Zhvillimi i shqisave tek i posalinduri

Si e ndjen foshnja prekjen?

Pas lindjes, foshnja e ka të zhvilluar shqisën e të prekurit sikurse të rriturit. Megjithatë, lëkura e foshnjes suaj është shumë e ndjeshme dhe i pëlqen prekja e ngrohtë e cila i përkujton ngrohtësinë gjatë kohës kur ka qenë në barkun e nënës.

Meqë lëkura e të posalindurit tuaj është shumë e ndjeshme, në zhvillim të shqisave të prekjes mund të ndikoni me anë të masazhës së lehtë nëpër tërë trupin. Duke u rritur foshnja, hulumtoni së bashku! Mbledhni materiale të ndryshme, siç është pambuku, vata, leshi dhe të ngjashme, vendosini një nga një në dorën e vogël të foshnjes suaj, dhe vështroni reaksionet e saj.