Home Këshilla të ndryshme Zmadhimi i gjokseve mund t’jua shpëtojë jetën!

Zmadhimi i gjokseve mund t’jua shpëtojë jetën!

Zmadhimi i gjokseve me silikon mund të jetë opsion më i “mirë” sesa jelekët tradicionalë antiplumb.Në vitin 2010, një grua, e cila i kishte zmadhuar gjokset me silikon, i kishte mbijetuar një sulmi me armë falë silikonit në gjoksin e saj.

“Copat e plumbit kishin qenë disa milimetra larg zemrës dhe organeve vitale të saj. Në rast se ajo nuk i kishte pasur gjokset e zmadhuara, ajo nuk do të ishte gjallë sot. Ajo është një grua me fat”, ka thënë Dr. Ashakan Ghavami, kirurg kozmetik, transmeton Telegrafi.Mirëpo, a mund të ketë qenë ky rast i ndërlidhur me fat të mirë apo ekziston shkencë prapa kësaj arsyeje?

Hulumtuesit e Universitetit të Utah kanë qenë duke u përpjekur ta zbulojnë këtë dhe rezultatet e tyre janë të jashtëzakonshme!Ekspertët kishin kryer një seri testesh balistike në implante gjoksi me armë dorë për të zbuluar nëse materiali mund ta ndryshonte vërtet trajektoren dhe shpejtësinë e plumbit.

Implantet ishin qëlluar me armë nga një distancë prej 2.5 metrave dhe rezultatet kishin treguar se ato mund ta ndalonin plumbin të penetronte deri në 20.6 për qind.

Christopher Panucci, autor i këtij studimi, thotë se zmadhimet e gjoksit mund t’i shihni si ajrbegë, sepse implantet bëjnë që plumbi të ngadalësohet dhe ta ndryshojë trajektoren.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...