Home Shëndetësi Zvogëlohet rreziku i "zgjimit" të pacientit gjatë operacionit

Zvogëlohet rreziku i “zgjimit” të pacientit gjatë operacionit

Me aplikimin e kësaj mënyre, me të cilën përcillet furnizimi i trurit me oksigjen, rreziku i dëmtimit të qelizave nervore dhe “zgjimi” i pacientit gjatë operacionit është sjellë në minimum.

Anëtarja për anesteziologji në Fakultetin e Mjekësisë në Ankara, Neslihan Alkis, ka deklaruar se është shumë me rëndësi që të arrihet qëllimi që gjatë dhënies së anestezionit sistemi nervor të mbahen nën kontroll dhe të jetë në gjendje të një “pandjeshmërie nervore”.

Alkis ka deklaruar se pacienti para operacionit më së shumti ndien frikën nga vdekja, dhe se kjo mundësi gjatë operacionit me këtë teknologji gjithnjë e më shumë sa vjen e zvogëlohet.

“Frika tjetër të cilin e ndien pacienti është ‘frika nga zgjimi’ gjatë kohës së operacionit dhe kjo gjendje në mjekësi quhet ‘gjendje me vetëdije nën ndikimin e anestezionit’, e kjo ndodh shumë rrallë që pacienti të ‘ndiejë’ apo të jetë i vetëdijshëm gjatë operacionit”, ka deklaruar Alkis. Alkis ka sqaruar se me mënyrat më të reja aplikohet sistemi për përcjelljen e oksigjenit në ind, i quajtur “Near Infra Red Spectroscopy” që informon gjithçka rreth asaj që ndodh gjatë operacionit.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...